A do të pranohet kërkesa për të marrë leje për t’u betuar? Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

Shqipëria

A do të pranohet kërkesa për të marrë leje për t’u betuar? Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:54
Fredi Beleri

Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Ky i fundit ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore është parashikuar që të nisë në orën 13:30.

Ndërkohë nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat