Deputeti u godit nga një ishemi cerebrale, mjekën flasin për gjendjen e Paulin Sterkajt

Shqipëria

Deputeti u godit nga një ishemi cerebrale, mjekën flasin për gjendjen e Paulin Sterkajt

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:40
Paulin Stërkaj

Një ditë pasi pësoi ishemi cerebrale, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit të PS, Paulin Stërkaj.

Mjekët e QSUT thonë për Report Tv se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacionin QSUT-së në kryeqytet dhe parametrat shëndetësorë deri në këto momente paraqiten optimiste. 

“Gjendja është e përmirësuar. Pacienti paraqet parametra të përmirësuara dhe ndodhet në gjendje shëndëtësore normale. Jashtë rrezikut për jetën.” -shprehen mjekët.

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat