Këtë të enjte në Shqipëri, vapa dhe temperaturat e nxehta i kanë lënë vendin reshjeve të shiut dhe rënies së ndjeshme të termometrit, por çfarë pritet të ndodhë nesër në territorin e republikës?
Sipas IGJEUM edhe disa e nesërme do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe ulje të temperaturave. IGJEUM saktëson se reshjet do të jenë të nivelit mesatar në shumicën e qarqeve të vendit. Nuk përjashtohen dhe rastet e reshjeve të shiut me shtrëngata.
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.14) pritet të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve. Edhe nesër (e premte, dt.15) priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 27 °C
në vendet e ulëta: 18 / 24 °C
në vendet malore: 14 / 22 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.14) dhe nesër (e premte, dt.15) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.