Prodhimet bujqësore, Rama e pranon: Pesticidi i rrezikshëm ekziston, por… - Bota Sot
Prodhimet bujqësore, Rama e pranon: Pesticidi i rrezikshëm ekziston, por…

Shqipëria

E enjte, 21 qershor 2018

Prodhimet bujqësore, Rama e pranon: Pesticidi i rrezikshëm ekziston, por…

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:43
Kryeministri, thotë se në asnjë produkt bujqësor të prodhuar në Shqipëri analizat e BE-së nuk kanë rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike.

Kryeministri Edi Rama citon eksportet dhe sipas tij analizat e kryera nga BE, për të kundërshtuar akuzat se prodhimet shqiptare bujqësore rriten e piqen artificialisht dhe krejtësisht jashtë standardeve të vendosura nga Bashkimit Europian.

“Vetëm një kompani shqiptare ka grumbulluar dhe eksportuar deri më tani mbi 6000 tonë domate e kultura të tjera bujqësore në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare, e në të tëra të tjerat shumë nën normën e lejuar nga BE-ja”, shkruan Rama në Facebook.

Së dyti, thotë Kryeministri, në asnjë produkt bujqësor të prodhuar në Shqipëri analizat e BE-së nuk kanë rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike.

Megjithatë, prania e pesticidit methomyl, që futet kontrabandë në Shqipëri nuk mohohet as nga Kryeministri Rama.

“Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Pesticidi i rrezikshëm ishte real, e po ashtu problematika është reale, por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, por raste përjashtimore që përforcojnë rregullin”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kryeministri përfundon reagimin e tij duke nënvizuar nevojën për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të sigurisë ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test