Pak ditë nga vrasja e dyfishtë ku humbi jetën 19-vjeçaraj Xhulieta Çuni, e më pas edhe autori i krimit, Xhafer Mata 31-vjeç, vrau edhe veten, SHÇBA ka nisur verifikimin e të gjithë punonjësve të policisë që kanë trajtuar çështjen.
Kjo për shkak se ka rezultuar se e reja e kishte denoncuar disa muaj më parë Matën, Komisariatin nr.3, pasi sipas saj në kohë dhe vende të ndryshme, ai e përndiqte dhe e bezdiste.
Ndërkaq nga ana tjetër edhe Xhafer Mata pak kohë më vonë e kishte denoncuar Xhulietën, me pretendimin se ajo me anë të mashtrimit i kishte marrë një sasi parash,
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur verifikimet për rrethanat e rastit, ndërsa janë duke u intervistuar të gjithë punonjësit e policisë që kanë trajtuar këtë çështje, e cila përfundoi për fat të keq me dy viktima.