Pushuesit e parë tashmë kanë arritur në plazhin e Spillesë. Por për dallim nga vitet e kaluara kur prenotimet e para i bënin pushuesit nga Kosova apo Maqedonia, këtë vit të parët u akomoduan polakët.
Plazhi i Spillesë, pëlqehet për shkak të ujërave të pastër, dhe pranisë së madhe të peshkut dhe specieve tjera detare.
Edhe pushuesit janë shprehur të kënaqur me kushtet e plazhit.
”Ky plazh është i mrekullueshëm, por këtë vit qenka bërë edhe më i bukur”, shprehet një pushues vendas.
Autoritetet vendase, njoftojnë se janë marrë edhe masat e sigurisë. Për të evituar rreziqet, ata thonë se janë ndërtuar 8 kulla vrojtimi, dhe janë përgatitur edhe barkat e shpëtimit.