Rama: Në qershor shqiptarët do mësojnë nëse ka nisur e ardhmja…

Shqipëria

Rama: Në qershor shqiptarët do mësojnë nëse ka nisur e ardhmja…

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë i pranishëm në mediat e huaja sa i përket çështjes së integrimit.

Këtë herë ai ka folur për gazetën austriake Salzburger Nachrichten. 

Sipas tij, në qershor shqiptarët do mësojnë nëse ka nisur e ardhmja.

Ai i referohet çeljes së negociatave.

I pyetur se çfarë pret nga samiti i qershorit, Rama tha: “Në qershor, njerëzit në Shqipëri do mësojnë nëse ka nisur e ardhmja, ose nëse të shkuarës nuk po i vjen fundi kurrë”.

“Do ishte frikshmërisht e pandershme nëse në qershor nuk marrim dritën jeshile. Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar,” tha Rama.

Ai shtoi se për shqiptarët, dielli ka lindur gjithmonë në Perëndim.

I pyetur nëse ia vlen mundimi për këto reforma që vendi të futet në BE, Rama tha: “Ne po paguajmë për reformat ashtu siç ka thënë Uinston Çërçill, me djersë dhe lot dhe unë shpresoj që të mos jetë i nevojshëm gjaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat