Dita e Jetimëve, Manastirliu: Edukatoret do të testohen!

Shqipëria

Dita e Jetimëve, Manastirliu: Edukatoret do të testohen!

Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:54
Ogerta Manastirliu

Të gjitha edukatoret që punojnë në qendrat e përkujdesit social do ti nënshtrohen testimit.

Ky ishte paralajmërimi i ministres Manastirliu në ditën ndërkombëtare të jetimëve gjatë vizitës në Shtëpine Fushnjes në Tiranë. Gjithashtu Manastirliu ka kërkuar edhe rishikimin e këtyre qendrave si një masë për parandalimin e abuzimeve me fëmijët.

Manastirliu: Stafet e kujdestarëve të cilët po i nënshtrohen një vlerësimi duke eliminuar çdo fenomen abuziviteti apo neglizhence. Ajo që jemi duke reralizuar është përmirësimi i standardeve për këta fëmijë dhe rishikimi i të gjitha standardeve të përkujdesit në të gjitha qendrat tona rezidenciale.

Manastirliu gjatë takimit me familjet kujdestare që janë në procedurë birësimi u shpreh se qeveria i mbështet ato duke i lehtësuar procedurat.

Manastirliu: Fëmijët pa kujdes prindëror duhet të kthehen në familjet biologjike në rastet kur ata nuk kanë prindër ata duhet të shkojnë drejt familjeve. Ajo që është fokusi ynë është edhe lehtësimi i procedurave të birësimit.

Në institucionet e përkujdesit social në të gjithë vendin trajtohen 199 fëmijë, ndërsa gjatë vitit të fundit janë kthyer në familje biologjike 32 fëmijë dhe janë birësuar 18 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat