Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama ka përzgjedhur t’i përshëndesë shqiptarët, me një foto nga plazhi i bukur i Jalit.
Sipas Ramës, një tjetër projekt i Programit Kombëtar i Rilindjes Urbane është drejt përfundimit.
Me këtë projekt sipas Ramës, Jonit do t’i kthehet shkëlqimi, të cilin e ka humbur vite më parë.
MIRËMËNGJES
dhe me këtë pamje të plazhit të bukur të Jalit mbrëmë, ku është drejt përfundimit një tjetër projekt i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që i kthen kësaj perle të Jonit shkëlqimin e humbur për vite të tëra mes ngrehinave të shëmtuara e kaosit të makinave aty ku sot ka marrë jetë një zonë këmbësore turistike, ju uroj një fundjavë të qetë.