Shfaqet antraksi në Shqipëri, veterinerët: Cilat janë rreziqet

Shqipëria

Shfaqet antraksi në Shqipëri, veterinerët: Cilat janë rreziqet

Më: 10 maj 2018 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Në fshatin Çelhakaj të Peqinit, disa muaj më parë janë groposur 4 kafshë të prekura nga sëmundja e plasjes.

Përkundër asaj që pretendon Ministria e Bujqësisë se në rang vendi ka nisur një fushatë vaksinimi, në terren mësohet krejt e kundërta.

Sëmundja e antraksit tek kafshët, e njohur si plasja, parandalohet me vaksinim, 1 herë në vit atje ku kafshët janë të shëndetshme dhe 3 herë në vit në fshatrat apo vendet, ku ka patur kafshë të sëmura. Në zonat e Peqinit ku 4 kafshë u groposen si pasojë e antraksit, vaksinimi i fundit është bërë 7 muaj më parë.

“Pritet që të vazhdojë këto ditë, pune javësh ndoshta, kërkesën e kemi bërë, por presim përgjigje dhe vaksinimet që të vazhdojmë punën. Akoma nuk na kanë ardhur vaksinat, po presim, shpresojmë që të mos vonohen, sepse janë raste që nuk tolerohen”, thotë Luan Çela, mjek veteriner në Peqin.

Por në Cërrik, situata, siç na thotë një nga mjeket veteriner që vepron në këtë zonë, situata paraqitet edhe më alarmante.

“Ka disa vjet që plasja nuk është bërë. As gjurmimi i brucelozës tek gjedhët. Me përjashtim të brucelozës tek të imtat, që edhe kjo është bërë shkëputje”, thotë veterineri.

Arsyet e rishfaqjes së antraksit në Shqipëri, sipas ekspertëve, është mosorganizimi i fushatave të rregullta të vaksinimit.

“Kjo punë erdhi nga mosplanizimi i masës profilaktike. Me kalendar të paracaktuar dhe të organizuar”, thotë veterineri në Cërrik.

Sipas të dhënave që Top Channel siguroi disa ditë më parë nga burime në Ministrinë e Bujqësisë, që prej Janarit, në të gjithë vendin kjo sëmundje është evidentuar 23 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat