50 punëtorë shqiptarë bllokojnë kufirin në Mal të Zi

Shqipëria

50 punëtorë shqiptarë bllokojnë kufirin në Mal të Zi

Më: 2 maj 2018 Në ora: 16:39
Kufiri Shqipëri - Mal i Zi

Policia malazeze nuk i ka lejuar të kalojnë kufirin në Murriqan disa punëtorë shqiptarë, ndërkohë ka kërkuar nga ta të paguajnë të paktën 50 euro në muaj.
Pas ndalimit rreth 50 punëtorë të revoltuar nga vendimi i policisë malazeze kanë bllokuar rrugën për tre orë në zonën neutrale të kufijve, raporton ‘Blic’.

Pretendohet se punëtorët fizikë punojnë në Tuz për një pagesë prej 15 eurosh.

Ata shkojnë çdo mëngjes në Mal të Zi dhe kthehen në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat