Një burrë 37 vjeç u gjet i pajetë në një banesë të braktisur në Korçë. Policia ka thënë se viktima është Vangjush Prifti, trupi i të cilit u gjet në lagjen nr. 7 të qytetit jug-lindor.
Ka dyshime se Prifti ishte përdorues i drogës, pasi anash iu gjet një shiringë. Raportohet se ai ka qenë në burg disa herë. Policia është duke punuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.