Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të përçahet që pas daljes nga koalicionit me PS-në dhe afrmin me Partinë Demokratike. Pasi shumë prej këshilltarëve të saj, në disa bashki të vendit kanë kaluar me PS-në, tashmë një gjë e tillë ka ndodhur dhe në Bashkinë Lezhë.
Bëhet fjalë për pesë këshilltarë, tre të LSI-së dhe dy nga partitë e tjera që i bashkohen PS-së në Këshillit Bashkiak të Lezhës, që drejtohet nga demokrati Fran Frrokaj.
Emrat e këshilltarëve janë Ferdinand Ndoj (LSI), Hasan Muça (LSI), Agim Doda (LSI), Ndrek Gazulli dhe Erind Ndreca i G99.