Kapja e 613 kg kokainë, Hajdarmataj: Po bashkëpunojmë me vendet ku u tranzitua kontenieri - Bota Sot
Kapja e 613 kg kokainë, Hajdarmataj: Po bashkëpunojmë me vendet ku u tranzitua kontenieri

Shqipëria

E martë, 24 prill 2018

Kapja e 613 kg kokainë, Hajdarmataj: Po bashkëpunojmë me vendet ku u tranzitua kontenieri

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:56
Besim Hajdarmataj

Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj në konferencën me palën italiane u pyet nga gazetarët në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës. Ai tha se të gjitha strukturat ligjzbatuese po punojnë për të dhënë ndihmesën e tyre.

Rasti po vlerësohet tha ai dhe po bashkëpunohet me homologët në vendet ku u tranzitua kontenieri.

Hajdarmataj: Për rastin për të cilin flisni të gjithë strukturat shtetërore përfshi Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera që japin ndihmesë në këtë çështje

Ky është një rast që është vlerësuar, po bashkëpunojmë dhe me homolgoët në vendet ku është tranzituar kontenieri. Hetimet janë intensisve kemi përfshirë në hetime oficerët më të mirë që ka prokuroria e policia. Po bëjmë detyrën, në momentin kur të kemi dicka do dalim para media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test