Rritet numri i shqiptarëve që kalojnë në mënyrë ilegale drejt Greqisë

Shqipëria

Rritet numri i shqiptarëve që kalojnë në mënyrë ilegale drejt Greqisë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:48
Kufiri me Greqinë

Komisioni Europian ka publikuar së fundmi progres-raportin për implementimin e axhendës europiane të migracionit.

Pjesë e këtij progres-raporti janë edhe sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht Brukseli zyrtar. Shqipëria figuron në disa nga këto sfida, por kësaj here jo si vend që furnizon Europën me emigrantë të rinj që në pjesën dërrmuese janë azil-kërkues, por si vend tranziti për refugjatët dhe kryesisht azilkërkuesit që vijnë nga vendet në konflikt.

Kështu, Komisioni Europian flet për një tjetër rrugë të re të kalimit të tyre drejt Europës perëndimore, që tashmë cënon edhe kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian. Kjo rrugë e re kalimi e refugjatëve vendos Shqipërinë në qendër të itinerarit, që më pas vijon në Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë e Kroaci apo Slloveni si destinacione më të pranueshme duke që se janë vende të Bashkimit Europian.

Por, nga ana tjetër, Komisioni Europian flet edhe për një rritje të fluksit të kalimit të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Gjithsesi, Brukseli zyrtar vë theksin te marrëveshja e arritur pak kohë më parë mes qeverisë shqiptare dhe agjencisë europiane të mbrojtjes së kufijve për të rritur përpjekjet e përbashkëta në drejtim të mbrojtjes së kufijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat