Presidenti Meta ngushëllon familjen e mjekut Polikron Çela

Shqipëria

Presidenti Meta ngushëllon familjen e mjekut Polikron Çela

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:22
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së mjekut të njohur Polikron Çela. Në një njoftim për shtyp të selisë së presidentit thuhet se, Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.

Ja edhe njoftimi i plotë i Presidencës:  Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Polikron Çelo.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të njohur e të devotshëm e të palodhur të fëmijëve, pediatrit Polikron Çela.

Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të vecantv, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Çela.

Iu prehtë shpirti në paqe!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat