Pas Llallës, SHBA me një kërcënim të ri për politikanët e korruptuar

Shqipëria

Pas Llallës, SHBA me një kërcënim të ri për politikanët e korruptuar

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 21:05
Donald Lu dhe Adriatik Llalla

Pas shpalljes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla person ‘non grata’ në SHBA, ka reaguar i ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë David Muniz.

Ai është pyetur për faktin nëse autoritetet amerikane do të ishin të gatshme për bashkëpunonin për identifikimin e zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri. Zyrtari amerikan tha se qeveria e SHBA është gati të bashkëpunojë për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

“Qeveria e SHBA është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtareve të lartë të korruptuar”- tha David Muniz, raporton ‘BalkanWeb’.

Kujtojmë se i vetmi i akuzuar publikisht deri më tani është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u tërhoq nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar vettingut.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në SHBA, pasi ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion gjatë kohës që ishte në detyrën e kryeprokurorit.

Në lidhje me këtë vendim të SHBA ka reaguar më herët edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla.

“Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat