Kërkoi nga demokratja 50 mijë euro dëmshpërblim për shpifje, gjykata rrëzon ish-ministren

Shqipëria

Kërkoi nga demokratja 50 mijë euro dëmshpërblim për shpifje, gjykata rrëzon ish-ministren

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Mimi Kodheli

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndaj koordinatores së PD-së Reila Bozdo

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bozdo, e cila ka njoftuar nëpërmjet profilit të saj në facebook edhe rrëzimin e kërkesës së Kodhelit. Sipas saj gjykata ka arsyetuar se padisë së Kodhelit i mungon legjitimiteti. 

"Gjykata sapo shpalli vendimin për padinë e ngritur ndaj meje nga ish-ministrja Mimi Kodheli për deklaratën e bërë nga selia e Partisë Demokratike në vitin 2015 mbi monitorimin e hapësirës detare. Gjykata e rrezoi padinë. Uroj që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsideratë për t’u proceduar nga gjykata në të ardhmen!Falënderoj secilin nga ju që përmes mesazheve tuaja më keni dhënë kurajë në këtë kauzë të drejtë!”, shkruan Bozdo në “Facebook”.

DEKLARATA E REILA BOZDO NË 2015

“Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrëqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, tha Bozdo në deklaratën për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat