PD mbledh grupin pas protestës, ja kërkesat e Bashës për deputetët

Shqipëria

PD mbledh grupin pas protestës, ja kërkesat e Bashës për deputetët

Më: 30 janar 2018 Në ora: 20:26
Lulzim Basha

Është mbledhur sot grupi parlamentar i PD-së, pas protestës opozitare të 27 janarit kundër qeverisë.

Mësohet se kryedemokrati Basha kërkoi gjatë mbledhjes që deputetët që të mbajnë fort frymën e 27 janarit. Gjithashtu Basha ka kërkuar nga deputetët që në çdo komision apo seance të vijohet me frymën e protestës, raporton BW.

Më herët është mbledhur kryesia e grupit, ku mësohet se është diskutuar për projekt ligjin për aeroportin e Vlorës dhe dialogun me Greqinë, çështje që do diskutohen edhe në grupin parlamentar të PD.

Burime nga selia blu bëjnë me dije PD është kundër kundër marrëveshjeve që janë në disfavor të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat