Rama bën bilancin e vitit, nuk ndal kritikat për median: Ju bëni punën tuaj, ne…

Shqipëria

Rama bën bilancin e vitit, nuk ndal kritikat për median: Ju bëni punën tuaj, ne…

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Edi Rama

Në konferencën e fundit të vitit me gazetarët, kryeministri Rama ka bërë bilancin e punës një vjeçare duke u ndalur te Reforma në Drejtësi, për të cilën ka thënë se një palë nuk e pranon dot.

“Ky vit shënon shifrën më të ulët historike të vrasjeve dhe vitin e kthesës historike në raport me fenomenin e kultivimit të kanabisit, e nxjerr vendin nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë masivisht lëndë narkotike dhe rikonfirmon ecurinë e policisë së shtetit në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë”- tha Rama, duke ironizuar me lajmet në vend, që e bëjnë të duket si një vend që duket se po ndodh hataja.

Rama nuk ka kursyer kritikat për median, duke hequr një paralele me mediat e huaja. “Nëse mediat britanike do merreshin me tjegullat nëpër fshatra që bien mbi kokë dikujt, lajmet do zgjasnin 6 orë. Këtu, dy veta përplasen te kthesa njëri u plagos, lajm kryesor, televizion kombëtar. Por, ju bëni punën tuaj ne bëjmë punën tonë”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat