Gjiknuri: Projektet dhe investimit të përputhen me planet vendore

Shqipëria

Gjiknuri: Projektet dhe investimit të përputhen me planet vendore

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:29
Damian Gjiknuri dhe Christoph Graf

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i kërkoi ndihnmë ndërkombëtarëve për të financuar planet vendore. Aktualisht në vend janë përfunduar 44 plane të njësive vendore, ndërsa kanë mbetur edhe 17  për tu realizuar.

Damian Gjiknuri: Me miratimin e planeve të pjesës më të madhe të bashkive, kemi bërë që pjesë më të madhe te territorit të Shqipërisë, rreth 77 % të territorit, e kemi të mbuluar me plane tashmë të qarta zhvillimore dhe që realisht iu takon autoriteteve vendore por edhe qeverisë, për mënyrën si do ndërveprojnë mes tyre në mënyrë që ky zhvillim të jetë me të vërtetë i qëndrueshëm dhe në përputhje më këto instrumenta strategjik që kemi miratuar, ndryshe gjithçka që bëjmë do të jetë një dështim.

Ambasadori i Zvicrës i kërkoi drejtuesve vendor dhe qendror që ti kushtojnë vëmendje planeve për njësitë bashkiake pasi janë një instrument zhvillimi i rëndësishëm.

Christoph Graf: Zhvillimi i territorit duhet të jetë prioritet për qeveritë në Shqipëri. Mjafton të shikoni nga avionic dhe do të shikoni toka, shtëpi të gjitha pa organizim. Kjo do të thotë që duhet ndërhyrje e menjëhershme. Bashkitë duhet të bëjnë plane të mira për zhvillimin e vendit.

Gjatë vitit të ardhshëm nga buxheti i shtetit do të financohen 10 plane vendore ndërkohë që mbeten edhe 7 pa financime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat