Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha foli për procesin e zgjedhjes së prokurorit të ri.
Basha hodhi akuza të forta ndaj Ramës se po shkel Kushtetutën e vendit me qëllimin e vetëm kapjen e prokurorit të ri.
“Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 84 vota, nuk mund të zgjidhet pa vetting.
Rama kërkon të bëjë një proces vetëm me votat e mazhorancës, për të mbrojtur paratë e pista të dorgës, për të mbyllur dosjet e Balilajve, Habiljave, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknuri etj
Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe të ketë një prokuror nën hyqmën e tij, ndaj nuk mund të ketë një pajtim nga PD për këtë gjë.
Thirrja ime e vetme është të zbatojë Kushtetutën”, tha Basha.