Ministri Xhafaj takim me homologun italian për kanabisin

Shqipëria

Ministri Xhafaj takim me homologun italian për kanabisin

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 11:38
Fatmir Xhafaj dhe Marco Minniti

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Brendshëm të Italisë Marco Minniti. Takimi u zhvillua në Ministrinë e Brendshme dhe zgjati rreth 60 minuta.

Në këtë vizitë, ministri italian shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Italisë.

Marco Minniti do të prezantojë raportin e monitorimit nga ajri kundër kultivimit të kanabisit për vitin 2017. Ky monitorim është bërë me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe Misionit të Bashkimit Europian.

Ndërsa në orën 11:00, ministri i Brendshëm i Italisë u takua edhe me Presidentin Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat