Topalli: Sa të jetë Basha nuk e votoj PD-në

Shqipëria

Topalli: Sa të jetë Basha nuk e votoj PD-në

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:31
Jozefina Topalli

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli shprehet se nuk do e votojë PD-në sa kohë do jetë Lulzim Basha kryetar i saj.

Ish-deputetja e Shkodrës thotë se PD-ja është drejt humbjes së identitetit dhe kjo sipas saj falë Lulzim Bashës.

E pyetur nëse do e votonte PD-në nëse do kishte zgjedhje sot, Topalli u përgjigj.

“Jo! Sipas saj, sa kohë Basha të jetë kryetar i PD-së, Edi Rama do fitojë gjithmonë dhe do jetë në krye të qeverisë. Për sa kohë të jetë Basha aty, Rama do vazhdojë të qeverisë”, tha Topalli për “Report TV”.

Ajo thumboi edhe ish-kryetarin e PD-së, Sali Berisha për mbështetjen e hapur që i dha Bashës në vitin 2013-ë në atë garë me Sokol Olldashin.

“Ne të gjithë gabojmë, t’i japësh mbështetje dikujt do të thotë që t’i japësh besim. Unë para katër vitesh nuk votova për asnjërin, bëra një kryq të madh. Kam qenë e shqetësuar gjatë katër viteve për mënyrën sesi Basha nuk bënte opozitë. Kam reaguar gjithmonë sepse kjo është bindja ime dhe tregon se kam pasur të drejtë. Jemi përballë një krize lidershipi të PD”, ka thënë ajo.

“Jemi përballë përçarjes së Partisë Demokratike. Duhej të ishte bërë një analizë e gjatë, Kryetari është personi që përçan më fort dhe më keq PD-në duke dalë në emër të bashkimit. Basha është i rremë në paraqitje, i rremë kur thotë për bashkim, i rremë kur thotë që me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe hyn në qeveri. U kujtua pas katër muajsh për vjedhjen e votës. Nëse ka njeri që duhet të mbylli gojën për votën e lirë është Basha. Ka manipuluar votën në PD. Po të më pyesësh se çfarë duhet bërë nuk di të them, por me kalimin e kohës do të ketë lëvizje”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat