‘Mos mendoni se janë kaq të fortë këta’, deputeti demokrat thotë se ç’do bëjë Basha pas përjashtimit

Shqipëria

‘Mos mendoni se janë kaq të fortë këta’, deputeti demokrat thotë se ç’do bëjë Basha pas përjashtimit

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:01
Deputeti i PD, Ervin Salianji

Demokratët nuk kanë asnjë lëkundje, do të vazhdojnë të rrinë në sallen e Kuvendit deri ne rinisjen e seances ne oren 13:00, sikunder njoftoi kryeparlamengari Gramoz Ruçi.

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se kryetari demokrat, Lulzim Basha nuk do dalë nga seanca, edhe pasi Ruci i njoftoi përjashtimin. Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se deputetët e PD përfshirë edhe Bashën, do qëndrojnë në seancë derisa të rinisë në orën 13:00.

“Maxhoranca kërkon një parlament pa fjalë dhe debat. Kur shkon në shkollë i papërgatitur siç ka ardhur maxhoranca sot nuk jepet një javë shtesë, por vendoset katër. Mesa duket PS-së kjo çështje i dhemb shumë, janë të papërgatitur dhe po kërkojnë me çdo mjet të shtyjnë seancën e Kuvendit. Kështu i bie që për katër vjet të mos kemi seancë fare, shtyj një javë dhe pastaj edhe një javë tjetër. Ne do rrimë këtu në seancë, dhe fjalën e kryetarit të opozitës nuk ia jep kryetari i kuvendit i cili harron se neni 55 i agjitacion dhe propagandë i përket një kohe tjetër”- tha ai.

Pyetur se “Cili është qëndrimi i Gardës?”, ai u pergjigj:
Mos mendoni se janë kaq të fortë këta. Janë trembur dhe kanë ikur të gjithë deputetët e maxhorancës, përfshirë edhe qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat