Kryemadhi-Bashës: Bashkë kundër Ramës

Shqipëria

Kryemadhi-Bashës: Bashkë kundër Ramës

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 20:34
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu përgjigj pozitivisht ‘ftesës’ së Lulzim Bashës për krijimin e një fronti të gjerë bashkëpunimi opozitar.

Në nisje të mbledhjes së komitetit drejtues të LSI-së, Kryemadhi deklaroi se mendon që ky front të quhet “fronti kombëtar kundër krimit të organizuar”.

“Koha nuk pret më, të krijojmë frontin e gjërë opozitar, qofshin ato me forca të majta dhe të djathta. Unë mendoj ta quajmë Front kombëtar kundër krimit të organizuar.”-deklaroi kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se do pranonte në këtë front çdo forcë politikë të majtë apo të djathtë për t’i bërë ballë rrezikut të krimit që sipas saj, ka kapur policinë dhe po shtrin duart edhe tek drejtësia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat