Njihni dy "boss-at" më të rrezikshëm të mafias në Shqipëri

Shqipëria

Njihni dy "boss-at" më të rrezikshëm të mafias në Shqipëri

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 10:59
Foto akriv, Policia e Shtetit

Dy ngjarje të veçanta, por shumë të ngjashme me njëra-tjetrën kanë ndodhur ditët e fundit në vend.

11 ditë më parë, një makinë e blinduar goditi makinat e policisë në Elbasan, ndërsa ngjarja fillimisht u tentua të fshihej, por pasi shpërtheu në media asaj iu dha rrjedhë tjetër. Nga akuzues, tashmë policët që u sulmuan janë të akuzuar për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Nga ajo ngjarje janë arrestuar vetëm dtre persona dhe njëri prej tyre është roja i parkingut ku u fut audi e blinduar pasi goditi policët. 

Ai quhet Valmir Dedja dhe atë natë zbatoi urdhrin e dalë nga makina e punëdhënësit për të hapur derën. 

Ndërkohë që autori i vërtetë i goditjes së policëve nuk është kapur, madje nuk guxojnë as t'i përmendin emrin, Valmiri rri pas hekurave.

Ngjarja tjetër është ajo e skandalit të futjes së një libri me përmbajtje erotike për fëmijët e klasës së tretë në shkollën "Kongresi i Manastirit" në Kombinat.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, në fund fare, bordi i shkollës kishte vendosur të mos gjente përgjegjëse as drejtoreshën, as nëndrejtoreshën, por...rojen e shkollës.

Roja u gjet përgjegjës jo se futi librin në ambientet e shkollës, por përse i hapi derën gazetarëve të hynin aty. 

Hysen Hilës iu tha se s'duhej të paraqitej më në detyrë pasi ishte shkurtuar vendi i punës.

Të dyja këto raste mjaftojnë për të kuptuar edhe njëherë se si funksionojnë gjërat në këtë vend, ku gjithnjë e pëson i dobti ndërkohë që krerët e bandave dhe mjeshtrat e tenderëve vijojnë të majmen restoranteve dhe hoteleve më të shtrenjta brenda dhe jashtë Shqipërisë nën shoqërinë e politikanëve apo atyre që kanë për detyrë luftën ndaj krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat