Harrojeni plazhin, ja si do jetë moti gjatë fundjavës

Shqipëria

Harrojeni plazhin, ja si do jetë moti gjatë fundjavës

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 17:52
Ilustrim

Me fillimin e një muaji të ri duket se do të kemi edhe ndryshim të ndjeshëm të temperaturave.

Sinoptikanët parashikojnë që kjo fundjave të sjellë reshje shiu.

 “Meteoalb” bën me dije se të shtunës do dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore.

Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.

Ditën e dielë  Veriu dhe Qendra do  dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut. Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat