6 dekanë kundër ministres Karabina: Vendimi juaj ul reputacionin e universitetit

Shqipëria

6 dekanë kundër ministres Karabina: Vendimi juaj ul reputacionin e universitetit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:16
Universiteti i Tiranës

Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të Universitetit të Tiranës, të gjashtë dekanët nëpërmjet një letre shprehin shqetësimin e tyre për këtë vendim.

Në letrën e drejtuar drejtuesit të Bordit të UT, Ervin Demo, dekanët thonë se urdhri i ministres Karabina është jo-transparent dhe u dha në një kohë që personeli i Universitetit të Tiranës është me pushime.

“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët.

Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat