Manjani: Shqipëria po ndriçon nga drita e partisë, i është vënë flaka

Shqipëria

Manjani: Shqipëria po ndriçon nga drita e partisë, i është vënë flaka

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 17:50
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën problematike në vend, të krijuar nga zjarret.

Manjani ironizon se Shqipëria po ndriçon nga drita e partisë, por nuk mungon as akuza, duke shkruar në “Twitter” se i është vënë flaka.

“Shqipëria po ndriçon nga veriu në jug. Flaka i është vënë literalisht. Ditën ka pak tym, por natën ndriçon mirë. Kjo është drita e partisë!”, shkruan Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat