Selami: E falenderoj Ramën që doli me tuta në fushatë

Shqipëria

Selami: E falenderoj Ramën që doli me tuta në fushatë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 22:52
Kandidati për kreun e PD, Eduart Selami

Kandidati për kreun e PD, Eduart Selami tregoi në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se pasi të zgjidhet kryetar i PD, nuk do të merret vetëm me strukturën e brendshme të kësaj partie, por edhe me partinë qeverisëse.

Selami tha se do të analizojë programin e para 4 vjetëve, për të parë se ku i ka Rama vendet e punës.

“Do t’i bëj një nder Ramës. Do t’i marr listën e parë, pasi këtë radhë nuk kishte listë, doli vetëm me tuta dhe faleminderit se kemi parë edhe më keq. 

Do t’i marr listën e para 4 vjetëve dhe do ta bëj 8 vjet dhe do ta mbaj aty, për të parë se çfarë ka premtuar. Do të shoh se ku i ka 300 mijë vende pune dhe do të ngre disa departamente siç  i ka partia gjermane, ku do të marr njerëzit më të aftë nga Shqipëria dhe jashtë. Do ta bëj një laborator të zhvillimit politik bashkëkohor”, tha Selami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat