Selami: Marrëveshja Basha-Rama në fshehtësi, askush nuk u pyet

Shqipëria

Selami: Marrëveshja Basha-Rama në fshehtësi, askush nuk u pyet

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 22:25
Eduard Selami

Përmes një statusi në ‘Facebook’, kandidati për kryetar i PD, Eduard Selami ka thënë se marrëveshja e 18 majit Rama-Basha u bë në fshehtësi të plotë dhe askush nuk e di se çfarë përmban ajo marrëveshje. Sipas tij, nëse ai zgjidhet kryetar i PD, çdo marrëveshje apo aksion politik do të konsultohet me strukturat e partisë.

Statusi i Eduard Selamit: 

Marrëveshja me Edi Ramen u be ne fshehtësi te plote. Kush nga demokratet e di se cfare ishte dhe cfare përmban ajo marrëveshje dhe kush nga demokratet u pyet për atë marrëveshje? Nuk jam kundër marrëveshjeve por kur te jem unë kryetar, çdo marrëveshje apo aksion politik do te konsultohet me strukturat e partisë. Vetëm demokratet e thjeshte e dine se cfare është me e mira për ta dhe unë do jem i mandatuari qe te ndjek te gjitha rrugët për ta arritur atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat