Pushuesi dixhital denoncon te Berisha: Dhërmi, çdo artikull është me 3-fishin e çmimit normal

Shqipëria

Pushuesi dixhital denoncon te Berisha: Dhërmi, çdo artikull është me 3-fishin e çmimit normal

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 09:42
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një mesazh, ku një person denoncon çmimet e larta në Dhërmi gjatë këtij sezoni turistik.

Sipas pushuesit që i ka dërguar mesazhin Berishës, shteti duhet të bëjë diçka pasi përveç çmimeve të larta, nuk marrin as kupon tatimor.

Statusi i plotë i Berishës:

Pushuesi dixhital denoncon:

Absurditetin e çmimeve ne Dhermi ne kete sezon turistik.
Lexoni mesazhin e tij. sb

“Dhermi, ky katund me kaq shume pretendime duhet refuzuar ne menyre kategorike ose shteti duhet te luaj rolin e tij ne kete katrahure cmimesh dhe ku te gjithe e kane tangerllekun qe te mos te te begenisin fare me kupon tatimor. Kjo industri duhet sabotuar ne menyre urgjente per ti dhene fund cdo lloj abuzimi qe behet me qytetaret. Cdo artikull eshte me 3 – fishin e cmimit normal. E tmerrshme, ku ne pikun e sezonit nuk sheh asnje makine apo agjent terreni te tatimeve. Kohe absurde, ku per show mediatik terhiqen zvarre plaka e pleq qe shesin domate ne rruge e nuk len televizione pa thirrur, nderkohe qe ketej behet kerdia.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat