Babai i nuses që helmoi vjehrrën në Durrës: Vajza kishte arsye, vjehrri e përdhunoi

Shqipëria

Babai i nuses që helmoi vjehrrën në Durrës: Vajza kishte arsye, vjehrri e përdhunoi

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 08:23
Policia e Durresit

Ashtu si e bija, nusja që helmoi vjehrren, edhe babai i 19-vjeçares Elda Tanushi akuzon vjehrrin e saj për përdhunim, duke deklaruar se tashmë ai i ka borxh për atë që ka ndodhur.

Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Tanushi e drejton gishtit tek Eduart Stafa, duke e denoncuar publikisht për përdhunimin e vajzës.

Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin. Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.

“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit.

Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat