Ndalohen dhunuesit e kryetarit të LSI

Shqipëria

Ndalohen dhunuesit e kryetarit të LSI

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 21:03
Ilustrim

Tre personat e akuzuar për kërcënimin me jetë të kryetarit të LSI-së për njësinë administrative Gjoroven, Krenar Shehu, janë ndaluar nga efektivët e policisë së Beratit.

Kapja e M.T., 55 vjeç, G.T. 45 vjeç, G.M 48 vjeç, u bë në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 16 ku dyshohet se ata kanë kanosur me armë zjarri Shehun, 46 vjeç, me qëllim që ky ai mos të angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik (LSI), bën me dije policia.

Të tre (të tre banues në Berat), janë nën hetim në akuzën e veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Materialet për rastin iu kaluan Prokurorisë së Beratit.

Një ditë më parë, vetë Krenar Shehu ka bërë denoncim në polici. Ai ka thënë se teksa ishte duke lëvizur me makinë, është ndaluar nga këta tre persona në lagjen Uznovë dhe është dhunuar e kërcënuar me pistoletë të mos bëjë fushatë për LSI-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat