Topi: Rama dhe Basha po instalojnë korrupsionin politik dhe vjedhjen e votave

Shqipëria

Topi: Rama dhe Basha po instalojnë korrupsionin politik dhe vjedhjen e votave

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 13:02
Kryetari i Frymës së re Demokratike Bamir Topi

Kryetari i Frymës së re Demokratike Bamir Topi ka çelur fushatën në qytetin e Elbasanit. Në fjalën drejtuar mbështetësve, ai tha se me marrëveshjen Rama-Basha në Shqipëri po instalohet korrupsioni politik dhe vjedhja e votës.

Ai ironizoi me fushatën e dy partive duke theksuar se po bëjnë estradë më premtime boshe.

“Korrupsioni në Shqipëri fillon ditën e zgjedhjeve. Është korrupsioni politik që ngre ngrehinën më të rëndësishme që është parlamenti mbi bazën e korrupsionit, vjedhjes së votës”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 25 qershor të votojnë për një model të ri, atë që përfaqëson FRD.

“Duke i bërë thirrje familjeve të Elbasanit ta orientojnë votën e tyre për të provuar një model tjetër”, tha ndër të tjera kreu i FRD-së. Gjatë takimit në Elbasan, Topi prezantoi para mbështetësve edhe kandidatët e FRD-së në këtë qark.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat