Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë mbledhjes së sotme me aleatët e tij vendosi që të gjitha partitë opozitare të jenë nën logon e PD-së.
Kryetarët e këtyre partive do e kenë emrin në vende fituese në listat e PD-së, kjo si “shpërblim” ndaj mbështetjes që i dhanë Bashës gjatë protestës 90 ditore.
Fatmir Mediu – kryetar i Partisë Republikane
Agron Duka – kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste
Vangjel Dule – kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Nard Ndoka – kryetar i Partisë Demokristiane
Dashamir Shehi – kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar