Pakti Rama- Basha, zbulohet pse zgjatën 8 orë negociatat

Shqipëria

Pakti Rama- Basha, zbulohet pse zgjatën 8 orë negociatat

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:09
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Ditën e djeshme u përmbyll marrëveshja mës Ramës e Bashës, diskutime të cilat zgjatën jo pak por 8 orë.

Tre orë në kryesinë e Kuvendit dhe më pas pesë orë të tjera në Pallatin e Kongreseve çuan në hartimin e një produkti të pranuar prej të dyve.

Po përse zgjatën kaq shumë negociatat mes tyre?

Çështja e vetmja që i ka shtyrë kaq gjatë bisedimet ka qenë data e zgjedhjeve.

Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka insistuar fort deri në fund që data e zgjedhjeve të ishte 16 korriku.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 25 Qershori, si hapësira e fundit kushtetuese për të mbajtur zgjedhjet.

Marrëveshja më pas është plotësuar edhe me postet që do të marrë PD, ku ndryshe nga sa parashikohej në paketën e McAllister, ka marrë disa pozicione më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat