Basha paralajmëron: Me 13 maj do të marrim përpara Republikën e Vjetër!

Shqipëria

Basha paralajmëron: Me 13 maj do të marrim përpara Republikën e Vjetër!

Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:15
Kreu i PD-se, Lulzim Basha

Opozita përgatitet që të shkojë në protestën e të shtunës me një qëllim të vetëm, krijimin e Republikës së Re.

Ky ka qenë premtimi i Lulzim Bashës, i cili është shprehur se KQZ do të merret përpara nga kjo Republikë e Re, pavarësisht tentativave të saj për të mashtruar shqiptarët dhe legjitimuar një palë zgjedhje fasadë.

Kësisoj Basha ka paralajmëruar se 18 qershori I zgjedhjeve nuk do te ndodhë pasi do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

 “Data e parë më rëndësishme në këtë kalendar është data 13 maj, ora 12, në mes të Tiranës, ku sëbashku do të bashkohemi. Kam marrë privatisht dhe publikisht kërkesat e konfirmimin e njerëzve të thjeshtë, të të papunëve, grave të rejave, të profesorëve dhe akademikëve.

Të gjithë do të jemi bashkë dhe me një zë të vetëm ditën e shtunë së bashku do të shpalim nga ky shtet, falimentimin e republikës së vjetër dhe themelimin e republikës së re.

Të gjithë dini të numëroni deri në 50 dhe çdo liste e dorëzuar në KQZ është shkelje ligji me Dy rrugë ka: Kolegji Zgjedhor do të ballafaqofet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat.

Nëse me presione apo me Zhage, Kolegji Zgjedhor vendos tu thojë shqiptarëve se 17+41 +2 bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë do të merren përpara nga republika e re.

Drejtësi të vërtetë pa zgjedhje të lira nuk ka dhe zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kupolën e tij në pushtet nuk ka, ndaj një rrugë, një shteg i gjerë është bashkimi ynë ditën e shtunë në këtë shesh. Asnjë asamble popullore apo kombëtare në historinë e njerëzimit nuk ka qenë kaq e madhe në themelimin e një republike sa bashkimi i shqiptarëve ditën e shtunë.

Më 13 maj themelojmë Republikën e re. Zoti e bekoftë republikën e re, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Sipas Lulzim Bashës, Kryeministri Edi Rama e ka qëllim jetik vjedhjen e zgjedhjeve

 “Të gjithë elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar: droga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm shqiptar ishte fshirë nga mediat e kapura nga qeveria, ishte fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar europianë në Tiranë, që nuk raportonin edhe kur kriminelët plagosnin qytetarët në rajonet e policisë...

Sepse kanë mohuar krimin, drogën,dhe janë bërë njësh me Edi Ramën, për xhepat e tyre të korruptuar.

Por nuk ia dolën dot.

Të vetmit që ia dolën t’u tregonin miqve tanë në Berlin, Uashington dhe anembanë botës perëndimore të vërtetën ishit ju, ishte ky bashkim i madh.

Sot Europa mbarë e njeh problemin e madh të drogës, krimit, korrupsionin qeveritar. Aleatët tanë e kanë pranuar se Rama e zhyti Shqipërinë në një gjendje dështimi dhe falimentimi.

Sot të gjithë e dinë se shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë janë në këmbë dhe do të qëndrojnë derisa atë sigurojnë ë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të sigurojë zgjedhjet teknike”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat