Vettingu, ONM shqyrton dosjet. Kontroll kandidatëve për komisionet

Shqipëria

Vettingu, ONM shqyrton dosjet. Kontroll kandidatëve për komisionet

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Në sekret të plotë, që nga mëngjesi i së hënës dhe për shumë orë, ekipi i monitoruesve ndërkombëtarë të Kalaveras kanë zbarkuar në zyrat e Avokatit të Popullit.

Pak orë nga mundësia e dytë që iu dha 164 aplikantëve me mungesa në dosje të plotësonin dokumentat që u mungonin, vetëm gjysma e tyre u rishfaqën në zyrat e Totozanit. Në një sallë të këtij institucioni, pa praninë e medias, ekipi i Kalaveres, i përbërë nga Peter Ainsworth, nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Ferdinando Buatier de Mongeot, gjykatës kriminal me eksperiencë në EULEX Kosove dhe Maqedoni; Theo Jacobs, drejtor në Zyrën e konfiskimit të pasurive në Belgjike dhe po ashtu në EULEX Kosovë; Martin Kessen nga Gjykata e Lartë e Këlnit në Gjermani; dhe prokurori federal amerikan Mr John W. Vaudreuil kanë nisur të rishqyrtojnë dosjet e njerëzve të vettingut. 

Janë në total 16 pjesëtarë të ekipit Kalavera, nga të cilët 8 monitorues të huaj dhe 8 ndihmës shqiptarë. “Patjetër që po bashkëpunojnë, si herën e parë. Tani fillon integrimi i dosjeve të munguara të kandidatëve me ato ekzistuese. Ne kemi një javë kohë, ONM-ja ka 2 javë”, deklaron Avokati i Popullit, Igli Totozani. Kreu i ONM-së, Kalavera, më 3 mars u ka dhënë rekomandim pozitiv 79 aplikantëve, pjesë e grupit prej 164 personash, dosjet e të cilëve Parlamenti shqiptar i riktheu në tryezën e saj. Nuk dihet sa do të jetë numri i të përzgjedhurve ndërkombëtarë për të bërë vettingun e drejtësisë shqiptare. 27 emrat që në fund të fundit do të votohen nga deputetët aktualë shqiptarë, nëse kjo procedurë do të arrijë të realizohet para shpërndarjes së Kuvendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat