Kreshnik Spahiu: Po kthehem në shtëpinë që themelova me Hajdarin dhe Berishën, faleminderit Lulzim Basha!

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Po kthehem në shtëpinë që themelova me Hajdarin dhe Berishën, faleminderit Lulzim Basha!

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:53
Kreshnik Spahiu

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në çadrën e protestës, Aleancën Kuq e Zi të drejtuar nga Kreshnik Spahiu si dhe shqiptarë nga Presheva, që mbështesin protestën e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe demokraci.

Kreshnik Spahiu ka hyrë në çadër me anëtarët e partisë së tij të veshur me këmisha të bardha, me flamuj dhe me thirrje të fuqishme “Kauza jonë do të fitojë”.

Duke qendruar në krah të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Spahiu e nisi fjalën e tij me një fabul:

“Kur kam ardhur sot rrugës kam takuar shumë njerëz. Shumë njerëz prisnin që unë të isha i veshur kuq e zi dhe më pyetën: “Pse sot Kreshnik je veshur bardh e blu?” U thashë se “pas 26 vitesh, unë kthehem pikërisht në shtëpinë që themelova me Azem Hajdarin dhe Sali Berishën!”

Më lejoni që në emër të mijëra kuqezinjve të falenderoj të zotin e kësaj “shtëpie”, kësaj shtëpie të lirisë dhe të demokracisë bardheblu, Lulzim Bashën! Kësaj shtëpie të madhe për të gjithë shqiptarët! Faleminderit Lulzim Basha! Do të fitojë kauza jonë!” theksoi Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat