Kryeministri Rama u përgjigjet sulmeve të LSI: Reforma në arsim ishte domosdoshmëri

Shqipëria

Kryeministri Rama u përgjigjet sulmeve të LSI: Reforma në arsim ishte domosdoshmëri

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:16
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje sulmeve të deputetes së LSI Monika Kryemadhi për reformën në arsimin e lartë. Gjatë një takimi në Kryeministri me maturantët që kanë fituar medalje të arta, Rama tha se reforma në arsim ishte e domosdoshme për shkak të sistemit.

“Reforma në arsim ishte një domosdoshmëri ku sistemi arsimor ishte i molepsur nga një kancer padrejtësie, pakonkurrueshmërie, korrupsioni dhe nga një energji shumë e ulët për shkak se sistemi demotivonte njerëzit, mësuesit. Por fakti që sot jemi këtu përballë këtyre heronjve të ditëve tona që kapërcejnë çdo pengesë, tregon se përtej të gjitha vështirësive asgjë nuk është e pamundur”, tha Rama ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat