Si e komenton ministrja e PS-së shkarkimin e 4 kolegëve: I takon kryeministrit që...

Shqipëria

Si e komenton ministrja e PS-së shkarkimin e 4 kolegëve: I takon kryeministrit që...

Më: 15 mars 2017 Në ora: 11:46
Eglantina Gjermeni

Një rrëfim ndryshe, jashtë asaj që e kemi dëgjuar shpesh herë në daljet e saj, vjen nga Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.

Teksa ishte e ftuar në ‘Këndin e Ekselencës’ Gjermeni ndau me publikun pjesë nga jeta e saj, jashtë politikës, marrëdhënien me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Ajo tregoi se si kishte ndjekur ëndrrën e saj për të vijuar studimet master jashtë vendit, në SHBA, ndonëse ishte nënë e një djali 5 vjeç asokohe. Gjermeni pohoi se gjatë kohës së studimeve iu desh të merrte dhe djalin e saj me vete në Miçigan. Nga ana tjetër, studentët nuk i shmangën dhe pyetjet nga sektori i politikës, atje ku Gjermeni është fokusuar që nga 2013-ta, kohë kur u emërua si ministre e kabinetit qeveritar ‘Rama’.

Në mënyrë të rezervuar, Gjermeni tha se qëndrimi për shkarkimin e 4 kolegëve të saj e ka dhënë kryeministri Edi Rama, që sipas saj ka të drejtën të shkarkojë dhe emërojë me pushtetin ekzekutiv që i kanë dhënë qytetarët. “BalkanWeb” zbardh intervistën e plotë të ministres Gjermeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat