Lu apel të rinjve: Studioni në SHBA e kthehuni në atdhe

Shqipëria

Lu apel të rinjve: Studioni në SHBA e kthehuni në atdhe

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 16:32
Ambasadori amerikan Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu në një diskutim me maturantët, ka mbajtur veshur fanellën e universitetit të mirënjohur amerikan Princeton, ku ka studiuar për 8 vite.

Në intervistën për “Top Channel” ambasadori Lu ftoi maturantët shqiptarë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u rikthyer në vendlindje dhe për ta ndryshuar Shqipërinë.

“Ne ju japim mundësi maturantëve shqiptarë të studiojnë në SHBA jo vetëm në gjuhën angleze. Shqiptarët janë të suksesshëm, flasin disa gjuhë të huaja dhe kjo i bën ata edhe më të veçantë nga të tjerët”, deklaroi kryediplomati i SHBA-ve në Tiranë.

I pyetur se cili është mesazhi i tij për të rinjtë shqiptarë, Lu tha: “Jam shumë optimist për ata që do të studiojnë në vendin tim, do të kenë mundësi të mësojnë shumë nga ShBA-të, sepse në kemi studentë nga vende të ndryshme të botës dhe universitete të mirënjohura”.

Ambasadori shprehu besimin se ata që do të zgjedhin të studiojnë në universitetet amerikane do të rikthehen në atdhe. “Ata do të kthehen sigurisht dhe do të kontribuojnë për shoqërinë në Shqipëri”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat