Detaje/ Si u kap anëtari i bandës së grabitësve, Admir Çerpja

Shqipëria

Detaje/ Si u kap anëtari i bandës së grabitësve, Admir Çerpja

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 10:35
ilustrim

Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e të shumëkërkuarit Admir (Gjuljano) Çerpja, një nga organizatorët e grupit të grabitjeve të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se pas një operacioni disa ditor në qarkun Dibër, ku u përfshinë forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Renea, Forca e Posaçme Operacionale dhe FNSH, u bë e mundur kapja e të shumëkërkuarit Admir Çerpja, një nga organizatorët e grabitjeve në aksin rrugor Qafë Kashar -Rinas.

Admir (Gjuljano) Çerpja, 35 – vjeç, banues në Bathore të Tiranës u kap në orët e mbrëmjes.

Në vijim të operacionit “Patriot” që po vijon nga strukturat e Policisë së Shtetit, për kapjen e të gjithë personave, organizatorë, pjestarë të grupit apo të përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit, si rezultat i trysnisë policore të ushtruar në disa zona të rrethit Dibër për kapjen e Admir Çerpja, rezultoi se:

Rreth orës 21.00,  në fshatin Zalldardhë  të Dibrës forcat policore kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Admir Çerpja.

Ky shtetas po afrohej për t’ u futur në fshatin Zalldardhë në orët e mbrëmjes për të blerë ushqim.

Në vijim të kontrolleve të shumta dhe menaxhimit të informacionit të grumbulluar në mënyrë të pandërprerë në lidhje me vendodhjen e këtij personi, u bë e mundur ndërhyrja në kohë duke prangosur shtetasin e lartpërmendur.

Admir Çerpja është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprimë të mëtejshme.

Policia e Shtetit vazhdon kërkimin me grupe të shumta në zona të tjera veriore për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat