Zbardhja e grabitjeve të miliona eurove, Tahiri: Policia në krye të detyrës!

Shqipëria

Zbardhja e grabitjeve të miliona eurove, Tahiri: Policia në krye të detyrës!

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:28
Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke e konsideruar si sukses të policisë së shtetit zbardhjen e dy grabitjeve spektakolare të miliona eurove në Rinas, theksoi se Policia e Shtetit është në krye të detyrës.

Ai tha se ka një pakicë që hedh baltë dhe llumë ndaj policisë dhe për ministrin, kjo pakicë është kundër Vettingut dhe kundër reformës në drejtësi.

Tahiri: Unë besoj kjo është një ditë si gjithë të tjera për policinë e shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës dhe llumit që është hedhur ndaj policisë, kemi arritur gjithmonë t’i tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbim të tyre për ta bërë Shqipërinë një vend shumë më të drejtë dhe shumë më të sigurt.

Dua të falënderoj oficerët e policisë që punuan në mënyrë të palodhur dhe zbardhën një seri ngjarjesh në një kohë rekord një seri ngjarjesh. Dua të falënderoj qytetarët për besimin që kanë investuar tek Policia e Shtetit.

Falënderoj edhe të gjitha ata që me mos besimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë. Kjo është policia që duam dhe kjo është energjia e domosdoshme për Shqipërinë që duam.

Dua të shfrytëzoj këtë rast për t’u bëj thirrje të gjithë atyre që gjejnë çdo moment të sulmojnë policinë dhe t’u them edhe një herë se Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën.

Policia e Shtetit bën maksimumin për t’u shërbyer qytetarëve. Ata që janë sot kundër policisë janë ajo pakicë e vogël që janë kundër vettingut dhe që nuk duan drejtësinë në këtë vend. Janë shumë pak për të na bërë rrugën e vështirë, ashtu sikurse janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako e konsideroi aksionin si sukses të shkëlqyer të Policisë.

Çako: Përshëndesim Policinë e Shtetit për suksesin e shkëlqyer që ka arritur. U arrit më në fund të finalizohej me sukses operacioni duke vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve të disa grabitjeve të ndodhura në aksin rrugor Tiranë-Rinas. Është një punë shumë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat