“Ka vetëm dy rrugë: zgjedhje të lira ose qytetarët të marrin fatin në dorë”

Shqipëria

“Ka vetëm dy rrugë: zgjedhje të lira ose qytetarët të marrin fatin në dorë”

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:57
Lulzim Basha

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, kreu i opozitës Lulzim Basha rikujtoi edhe një herë protestën e opozitës në 18 shkurt, ku i ftoi shqiptarët që t’i japin fund diktatit.

Basha theksoi se ka vetëm dy rrugë: Numërim elektronik dhe zgjedhje të lira ose qytetarët të marrin në duar fatet e tyre.

“Rilindja tjetër gjë premton e tjetër po bën. Rilindja nuk ka bërë asgjë përveç buzëkuqit të fasadave. Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Mban ministër të Brendshëm njeriun që e tregojnë me gisht të gjithë partnerët tanë si njeri i lidhur me krimin, për të vjedhur votat. Prandaj nuk pranon numërimin elektronik sepse do ti vjedh ato. Në 18 shkurt të bashkohemi për t’i dhënë fund këtij diktati. Dy janë rrugët: të bëjmë numërim elektronik dhe zgjedhje të lira e të ndershme ose do të jenë vetë qytetarët që do të marrin në dorë fatin e tyre. Me 18 shkurt do të marrim një vendim të madh se bashku, do t’i kthejmë lirinë qytetarëve do të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme. Nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i kthejmë.”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat