61 ekskavatorë për bujqësinë, Rama: Asnjë metër kanal i bllokuar nga dherat

Shqipëria

61 ekskavatorë për bujqësinë, Rama: Asnjë metër kanal i bllokuar nga dherat

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 13:55
Kryeministri Edi Rama

Në portin e Durrësit ka mbërritur flota e 61 ekskavatorëve që do të përdoret për ujitjen e tokave bujqësore.

Në aktivitetin e zhvilluar në portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama u shpreh se synimi është që bashkitë e reja me këto mjete të krijojnë bërthamën e ndërmarrjeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes sistematike të kanaleve të ujitjes dhe kullimit, që të mos kemi më jo mijëra kilometra, po asnjë metër kanal të bllokuar nga dherat, plehrat, inertet, gjithë senidmentet.

Kreu i qeverisë shtoi se vetëm në vitin 2016, falë punës së organizuar janë hequr nga kanalet që duhet të çonin ujin në tokat bujqësorë plot 3.5 milionë metër kub dhera.

“Në një vit të kemi një kapacitet pastrues të menjëhershëm nga Tropoja në Konispol të heqjes së 7-10 milionë metra kub. Operacioni nuk ka mbaruar kemi ende shumë punë për të bërë në këtë fazë. Jam i kënaqur që do shpëtojmë nga telefonatat, mesazhet, e-mailet, alarmet e kryetarëve të bashkisë që kërkonin ekskavatorët tani, pasi është periudha ku përgatisim sezonin e ardhshëm”, vijoi më tej Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat