Ambasadori Lu paralajmëron: Zgjedhjet do të vidhen sërish

Shqipëria

Ambasadori Lu paralajmëron: Zgjedhjet do të vidhen sërish

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 09:59
Ambasadori amerikanë Donald Lu

Ambasadori amerikanë Donald Lu ka paralajmëruar sot se “këta politikanë do t’i vjedhin zgjedhjet sërish”. Gjatë një konference të Tiranë “Pjesëmarrja qytetare me shoqërinë civile”, Lu tha se ambasada është duke e ndjekur me vëmendje procesin e zgjedhjes së anëtarëve në institucionet e reja të të Drejtësisë duke vërejtur:

"Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka etjetër në ekonominë e vendit.

Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.

Në hedhjen e shortit për KED, prokurori dhunoi Kushtetutën. Ai zgjodhi vetë 3 pozicionet. KED-s duhet t'i nënshtrohet menjëherë Vetingut, pasi disa anëtarë të sapozgjedhur dhanë menjëhërë dorëheqjet.

Javën tjetër do të vijnë gjyqtarë nga SHBA dhe BE-ja për të moniotuar procesin,-  nënvizoi Ambasadori. - Monitoruesit nuk do të lejojnë korrupsion dhe paaftësi. Njerëz të fuqishëm po vjedhin demokracinë në Shqipëri."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat