Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar për detyrën e re kreun e Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister. Basha nga Brukseli ka uruar ndër të tjera edhe Elmar Brok, që do të drejtojë negociatat për Brexit.
“Përgëzime mikut tim David McAllister, zv.President i Partisë Popullore Europiane, që sapo u votua si Kryetari i ri i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Elmar Brok kryetar i këtij komisioni prej vitesh tani do të drejtojë negociatat për Brexit. Mirënjohje të madhe këtij miku të Shqipërisë, i cili sot i dorëzoi stafetën një miku tjetër të veçantë. Urime David për këtë detyrë të rëndësishme”, ka shkruar kreu demokrat.